Gjendje e qetë me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar

17.05.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline. Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, […]

Gjendje e qetë me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, asnjë nxënës dhe mësimdhënës të infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, duke krahasuar me muajt e kaluar.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, shkruan SuharekaOnline.

Edhe në Komunën e Suharekës gjendja me pandeminë COVID-19 është më e qetë, duke e krahasuar me muajt e kaluar.

Në Komunën e Suharekës për një javë janë regjistruar vetëm 7 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes i moshës 67 vjeçare.

Po ashtu gjendja me pandeminë COVID-19 është e qetë edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se gjendja është shumë mirë në të gjitha shkollat, aktualisht nuk ka të infektuar asnjë mësimdhënës po ashtu edhe nxënës.

Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani tutje ka thënë se të gjitha shkollat në këtë Komunë punojnë me skenarin A.

Rikujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 71 raste me COVID-19 në tërë Kosovën, një prej tyre në Suharekë.