Gjendet një granatë dore në Greikoc të Suharekës, intervenon policia e FSK

06.10.2025

Një burrë në Grejkoc të Suharekës ka raportuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 12:33, një qytetar nga Greikoci i Suharekës ka hasur në një mjet i cili dyshohej të ishte granatë dore.

Tutje, bëhet e ditur se policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendngjarja.

Nuk është raportuar për ndonjë incident të mundshëm.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Fsh. Grejkoc, Suharekë / 05.10.2025 – 12:33. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një mjet të pashpërthyer (granatë dore). Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e pa shpërthyer nga vendi i ngjarjes.” thuhet në njoftimin e policisë.