Gjendet 16 vjeçarja e “zhdukur” nga Javori, ishte larguar me vetdëshirë

22.04.2021

Gjatë ditës së hënë rreth orës 20:40 një person nga fshati Javor i Suharekës ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai në polici ka deklaruar se vajza e tij 16 vjeçare ka dalur nga shtëpia rreth orës 14:00 me një veturë të panjohur për familjarët […]

Gjendet 16 vjeçarja e “zhdukur” nga Javori, ishte larguar me vetdëshirë Foto: Policia e Kosovës

Gjatë ditës së hënë rreth orës 20:40 një person nga fshati Javor i Suharekës ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Ai në polici ka deklaruar se vajza e tij 16 vjeçare ka dalur nga shtëpia rreth orës 14:00 me një veturë të panjohur për familjarët e saj.

Ndërsa lidhur me rastin e raportimit të zhdukjes së personit në fshatin Javor të Suharekës, hetuesit e SRH-së, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur ta gjejnë personin e raportuar si të zhdukur.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka thënë se e mitura është intervistuar në prezencë të prindërve të saj dhe se e njëjta ka deklaruar së me vetdëshirë është larguar nga shtëpia.

Tutje ai ka bërë të ditur se e mitura është kontrolluar te mjeku dhe se gjendja shëndetësore e saj është e mirë. Pas intervistimit ajo është kthyer në shtëpi, së bashku me prindërit e saj. Rasti ende është duke u hetuar nga SRH-Prizren.