Gjenden mbetje mortore në Leshan të Suharekës

02.05.2022

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi. Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra. “Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e […]

Gjenden mbetje mortore në Leshan të Suharekës Foto: Ilustrim

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra.

“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”.

“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”.