Gjatë vitit 2022 në Suharekë u shkurorëzuan 57 çifte

12.07.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve për vitin 2022, ku figurojnë të dhëna për të gjithë komunat e Kosovës. Në vitin 2022 në tërë Kosovën janë regjistruar 2.088 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në komunat: Prizren (209), Gjakovë (172), Prishtinë (135), Ferizaj (145) dhe Podujevë (131). Sipas […]

Gjatë vitit 2022 në Suharekë u shkurorëzuan 57 çifte Foto: Mature man holding wedding ring, close up

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shkurorëzimeve për vitin 2022, ku figurojnë të dhëna për të gjithë komunat e Kosovës.

Në vitin 2022 në tërë Kosovën janë regjistruar 2.088 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në komunat: Prizren (209), Gjakovë (172), Prishtinë (135), Ferizaj (145) dhe Podujevë (131).

Sipas ASK-së, bëhet e ditur se gjatë vitit paraprak në Komunën e Suharekës janë regjistruar 57 raste të shkurorëzimeve, raporton SuharekaOnline.

Në të dhënat e ASK-së figuron se grupmosha e personave të shkurorëzuar gjatë vitit 2022, është kryesisht 20-24 vjeç dhe 25-29 vjeç për femrat, ndërsa për meshkujt 25-29 vjeç dhe 30-34 vjeç.

Nga këto rezulton se mosha mesatare e personave të shkurorëzuar në Suharekë, për meshkuj është 34 ndërsa për femrat 33.

Rikujtojmë se në vitin 2021 në Komunën e Suharekës ishin regjisturuar 76 shkurorëzime.