Gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës u identifikuan 8490 pacientë me sëmundje ngjitëse

ASK ka publikuar raportin “Statistikat e Shëndetësisë, 2019” në të cilin përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në “Statistikat e Shëndetësisë, 2019” janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.

Ky publikim ofron të dhëna për vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse në Kosovë, të sëmurët me sëmundje malinje,  institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, etj.

Sipas raportit gjatë vitit 2019 në QKMF në Suharekë janë bërë 176,123 vizita mjeksore, 244,771 intervenime dhe shërbime, 16,859 analiza laboratorike dhe 8,406 shërbime stomatologjike.

Raporti gjithashtu tregon të dhëna të numrit të qytetarëve nga Suhareka të prekur nga sëmundjet malinje dhe beninje, ku gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës ishin raportuar 80 raste. Ndërsa numri i rasteve me TBC (tuberkulozë) gjatë vitit 2019 ishte 15.

Sa i përket rasteve të sëmundjeve ngjitëse, në raport bëhet e ditur se në vitin paraprak në Komunën e Suharekës janë identifikuar 8490 raste.

Që nga viti 2015 e deri në vitin 2018 në total numri i të punësuarëve në QKMF është i njëjtë.

Në vitin 2018 është rritur numri i stomatologëve për dy dhe numri i bashkëpunëtorëve shëndetësor/jo medicinal ndërsa është zvogëluar numri i infermierëve për 10.

Ndërsa në vitin paraprak (2019) numri i të punësuarëve është rritur për 10 ku janë punësuar 5 mjekë dhe 9 infermierë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.