Gelancë, një person kanoset përmes telefonit nga një shtetas i Shqipërisë

31.08.2021

Një rast i kanosjes është raportuar gjatë ditës së hënë në stacionin policor në Suharekë. Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se një person ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar shtetas i Shqipërisë. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Gelancë të Suharekës, rreth orës 17:00. Viktima […]

Gelancë, një person kanoset përmes telefonit nga një shtetas i Shqipërisë Foto: Ilustrim

Një rast i kanosjes është raportuar gjatë ditës së hënë në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisës së Kosovës, bëhet e ditur se një person ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar shtetas i Shqipërisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në Gelancë të Suharekës, rreth orës 17:00.

Viktima në Polici ka deklaruar se nuk e di motivin e kanosjes.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur nga një i dyshuar shtetas i Shqipërisë. Viktima deklaron se nuk e di motivin e kanosjes. Rasti në hetime”, bënë të ditur Policia e Kosovës.