FOTO – Vetaksident në Duhël, vjedulla i del përpara veturës, shoferi devijon rrugën dhe akidentohet!

05.09.2025

Një vetaksident është raportuar sot në mëngjes rreth orës 09:35 në vendin e quajtur “Te Pishat” në fshatin Duhël, Komuna e Suharekës.

FOTO – Vetaksident në Duhël, vjedulla i del përpara veturës, shoferi devijon rrugën dhe akidentohet! Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një devijim i papritur në rrugë, pasi një vjedull (kafshë e egër) i ka prerë rrugën automjetit. Për pasojë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe u aksidentua.

Në këtë ngjarje ka mbetur i lënduar B.K., i cili ka marrë lëndime të konsiderueshme trupore. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, pavarësisht dëmtimeve, B.K. ka qenë me vetëdije gjatë gjithë kohës.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë përkatëse të policisë, zjarrfikësve dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe transportin e të lënduarit.

Hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More