[FOTO] Qershor 1999, çlirimi i Suharekës nga okupatori serbë

12.06.2021

22 vjet më parë Kosova u çlirua nga okupatori serbë, ndërsa Suhareka shënon si datë të çlirimit 13 qershorin e vitit 1999. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë […]

[FOTO] Qershor 1999, çlirimi i Suharekës nga okupatori serbë Foto: Ilustrim

22 vjet më parë Kosova u çlirua nga okupatori serbë, ndërsa Suhareka shënon si datë të çlirimit 13 qershorin e vitit 1999.

Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.

Ushtarët e KFOR-it të cilët shënuan fundin e luftës dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, në qershor të vitit 1999 u pritën me lot, lule e brohorima.

Gjithashtu edhe ushtarët e UÇK-së u nderuar dhe u respektuan për kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

Në një fotografi të datës 17 qershor 1999, Suharekë shihen pjestarë të Policisë Ushtarake të UÇK-së që përshëndesin refugjatët që kthehen në shtëpitë e tyre.

Në një fotografi tjetër të datës 24 Qershor 1999 shihet parakalimi i ushtarëve të UÇK-së në Suharekë te ish-Bodrumi i Verës.