Formohet shtabi i korrje-shirjeve në Suharekë, çmimi për korrje sivjet është 130 euro për hektar

05.07.2023

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka formuar shtabin komunal të korr-shirjeve për vitin 2023. Ky komision do të bëjë mbikqyrjen e korrje-shirjeve në të gjithë Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline. Sipas njoftimit thuhet se Ardian Kotorri është përzgjedhur kryesues i këtij shtabi, ndërsa anëtarët janë: Shaqir Kryeziu, Hajrush Suka, Xhemajl Aliu dhe Besim […]

Formohet shtabi i korrje-shirjeve në Suharekë, çmimi për korrje sivjet është 130 euro për hektar

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka formuar shtabin komunal të korr-shirjeve për vitin 2023.

Ky komision do të bëjë mbikqyrjen e korrje-shirjeve në të gjithë Komunën e Suharekës, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit thuhet se Ardian Kotorri është përzgjedhur kryesues i këtij shtabi, ndërsa anëtarët janë: Shaqir Kryeziu, Hajrush Suka, Xhemajl Aliu dhe Besim Demiri.

Ministria e Bujqësisë sëbashku me Shoqatën e Mullistëve dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi në një takim të përbashkët janë dakorduar që këtë vit çmimi i sugjeruar (referues) për korrje është 130€ për hektar

“Me vendim të kryetarit Bali Muharremaj është formuar shtabi komunal i korrje-shirjeve për vitin 2023.

LEXO EDHE:  Arrestohet 47 vjeçari në Suharekë për armëmbajtje pa leje

Detyrë e komisionit është të bëjë mbikqyrjen e korrje-shirjeve në tërë teritorin e komunës së Suharekës.

Komisioni ka për detyrë të koordinojë punën në mes të bujqëve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave, e poashtu raportimin në baza javore në Ministrinë e BPZHR-së.

Ministria e Bujqësisë sëbashku me Shoqatën e Mullistëve dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi në një takim të përbashkët janë dakorduar që këtë vit çmimi i sugjeruar (referues) për korrje është 130€ për hektar.” thuhet në njoftim.

Etiketat