Fillon votimi për kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Suharekës

26.11.2021

Pas këtij betimi, i hapet rrugë pikës së rendit të ditës për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës. Për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Behxhet Kuçin dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Selman Kolgecin. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka propozuar asnjë […]

Fillon votimi për kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Pas këtij betimi, i hapet rrugë pikës së rendit të ditës për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës.

Për kryesues të Kuvendit të Komunës së Suharekës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka propozuar Behxhet Kuçin dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Selman Kolgecin.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka propozuar asnjë kandidat dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk ka propozuar asnjë kandidat, por e mbështetë kandidatin e propozuar nga LDK, Selman Kolgecin.

Tashmë ka filluar votimi me votë të fshehtë për kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Suharekës, ku asambleistja nga radhët e LVV-së, Laureta Tafaj ka votuar e para.