Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit

07.12.2022

Festat e fundvitit pothuajse kanë filluar t’i japin ngrohtësi muajit dhjetor. Komuna e Suharekës ka ditë që ka filluar rregullimin e dekoreve për festat e fundvitit në Qytetin e Suharekës, shkruan SuharekaOnline. Dekoret të cilat vendosen nga komuna pothuajse në çdo pjesë të qytetit i japin ngrohtësi këtij muaji ku mbizotrërojn temperaturat e ftohta. Në […]

Fillon dekorimi i qytetit të Suharekës për festat e fundvitit Foto: Ilustrim

Festat e fundvitit pothuajse kanë filluar t’i japin ngrohtësi muajit dhjetor.

Komuna e Suharekës ka ditë që ka filluar rregullimin e dekoreve për festat e fundvitit në Qytetin e Suharekës, shkruan SuharekaOnline.

Dekoret të cilat vendosen nga komuna pothuajse në çdo pjesë të qytetit i japin ngrohtësi këtij muaji ku mbizotrërojn temperaturat e ftohta.

Në Sheshin e Qytetit të Suharekës tashmë është vendosur bredhi i madh e ku afër tij qëndon edhe dekorimi me drita që është shkruar 2023.

Lidhur me dekoret Komuna e Suharekës ende nuk ka njoftuar se sa para janë shpenzuar për vendosjen, rregullimin apo sanimin e dekoreve ku ka qenë e nevojshme.