Fillon asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë

03.08.2022

Gjatë punimeve të asfalitimit të rrugëve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar shkurtimisht “Asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë…”, duke i’a bashkangjitur edhe një video të punimeve. Kujtojmë se, kryetari Muharremaj kishte kërkuar nga të gjithë mbikqyrësit e projekteve që të […]

Fillon asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë Foto: Ilustrim

Gjatë punimeve të asfalitimit të rrugëve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar shkurtimisht “Asfaltimi i rrugëve në Samadraxhë…”, duke i’a bashkangjitur edhe një video të punimeve.

Kujtojmë se, kryetari Muharremaj kishte kërkuar nga të gjithë mbikqyrësit e projekteve që të kërkohet cilësi e punimeve ose në të kundërtën punimet nuk do të pranohen.

Madje Muharremaj kishte dalur në inspektime me metër në dorë duke bërë matjen e asfaltit të shtruar e për të parë për së afërmi nëse trashësia është konform kërkesave të Komunës.