Falja e 100 eurove për taksapaguesit, kërkesa e LVV-Suharekë nuk futet në rend dite në Asamblenë Komunale
Asamblea Komunale në Suharekë gjatë ditës së martë ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2023. Asamblea Komunale në Suharekë gjatë kësaj mbledhje e cila po vazhdon të mbahet ditë më parë për çka edhe ka raportuar SuharekaOnline ka caktuar disa pika të rendit të ditës të cilat janë: 1. Dhënia e deklaratës së betimit anëtarit…
Asamblea Komunale në Suharekë gjatë ditës së martë ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2023.
Asamblea Komunale në Suharekë gjatë kësaj mbledhje e cila po vazhdon të mbahet ditë më parë për çka edhe ka raportuar SuharekaOnline ka caktuar disa pika të rendit të ditës të cilat janë:
1. Dhënia e deklaratës së betimit anëtarit që është zëvendësuar;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit formimin ekomisionit përzgjedhës për intervistimin dhe vlerësimin e kandidatëve që kanë konkurruar në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtoreve;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-16-6343, tё datës 28.01.2022;
5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për kompensimin e Kryetarëve të këshillave lokale të fshatrave, vendbanimeve dhe lagje urbane për terë territorin e Komunës së Suharekës;
6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin “Lulëkuqja me katër petale” të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë;
7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raporti financiar i ekzekutimit dhe i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-dhjetor 2022;
8. Informatë për aktivitet e KKSB-së, për 6 mujorin e dytë të vitit 2022;
9. Pyetje dhe përgjigje;
Poashtu, gjatë mbledhjes, nga Lëvizja Vetvendosje dega në Suharekë, kanë njoftuar se LVV-Suharekë kanë inicuar nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së tatimit në pronë, konkretisht iniciativës për faljen e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro për taksapaguesit e komunës. Mirëpo, kjo nismë nuk ka gjetur përkrahje nga poizta e as opozita e Komunës së Suharekës.
Poashtu, nga LVV-Suharekë është kërkuar që kjo të futet në rend dite dhe të diskutohet në këtë mbledhje.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi kërkesën e LVV-Suharekë e hodhi në votim, mirëpo e njëjta nuk gjeti vend as në këtë mbledhje, pasi që për ishin vetëm 3 vota, ndërsa 18 ishin kundër dhe abstenime.