EUROING dhuron donacion ndërtimin e objektit të ri të HANDIKOS-it në Suharekë
Objekti i ri i “HANDIKOS”-it në Suharekë do të ndërtohet falë donacionit të Kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING. Kryetari Muharremaj ka falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë. Ai tha se sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit e cila i jep drejtim kësaj vepre humane. “Humanizmi si duket i […]
Objekti i ri i “HANDIKOS”-it në Suharekë do të ndërtohet falë donacionit të Kompanisë së njohur dhe të suksesshme EUROING.
Kryetari Muharremaj ka falënderuar donatorin duke thënë se humanizmi i ka themelet në Suharekë.
Ai tha se sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit e cila i jep drejtim kësaj vepre humane.
“Humanizmi si duket i ka themelet në Suharekë. Kompania EUROING po dhuron një donacion i cili ka vlerë të madhe për ne. Ata do ta ndërtojnë objektin e ri të “HANDIKOS” në Suharekë.
Sot nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit cila i jep drejtim kësaj vepre humane. Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.