Erjon Kastrati dhe Trepça drejt ndarjes pas tre vitesh, flitet për rikthim te Ylli

para 41 dite

Erjon Kastrati dhe KB Trepça janë shumë pranë finalizimit të ndarjes së rrugëve pas tre vitesh bashkëpunimi.

Erjon Kastrati dhe Trepça drejt ndarjes pas tre vitesh, flitet për rikthim te Ylli

Kontrata trevjeçare e nënshkruar në vitin 2022 po i vjen fundi.

Kastrati u transferua te Trepça si një nga transferimet më të bujshme në historinë e basketbollit kosovar, duke ardhur si një lojtar elitë që i kishte dhuruar dy tituj kampioni KB Yllit para kësaj lëvizjeje. Megjithatë, periudha e tij te Trepça nuk ishte ajo e pritura, me Kastratin që luajti më pak se ç’pritej.

Trepça i kishte ofruar kohë më parë Kastratit vazhdimin e bashkëpunimit, por lojtari po shqyrton mundësinë e ndryshimit të ambientit dhe energjisë, me synimin për të rigjetur formën e tij më të mirë në një kohë kur po i afrohet të 30-ave, një moshë delikate për sportistët. Tashmë pritet vetëm formalizimi i ndarjes nga të dyja palët pas përfundimit të kontratës.

Lajmi për ndarjen e mundshme është konfirmuar për mediat në Kosovë nga drejtues të Trepçës. Sipas burimeve të SuharekaOnline, Erjon Kastrati është në bisedime me ish-klubin e tij, Yllin, por ai ka edhe oferta të tjera që po i shqyrton aktualisht.

Rikthimi i mundshëm i Kastratit te Ylli do të ishte një lëvizje interesante në tregun e transferimeve të basketbollit kosovar.

Etiketat

Ofertat e fundit