Fillon riorganizimi te Golden Eagle Ylli – shkarkohet trajneri Paco Olmo

21.02.2026

Te Golden Eagle Ylli ka nisur procesi i riorganizimit, me drejtuesit e klubit që kanë marrë vendim për shkarkimin e trajnerit Paco Olmo, pas rezultateve të papranueshme dhe paraqitjeve që nuk kanë qenë në përputhje me objektivat e klubit.

Nga klubi është theksuar se ndryshimi në stafin teknik ishte i domosdoshëm për të rikthyer stabilitetin dhe ambiciet sportive. Megjithatë, përgjegjësia nuk përfundon vetëm me këtë vendim.

Pritet që edhe lojtarët të rrisin ndjeshëm nivelin e përkushtimit dhe përgjegjësisë në vazhdim.Në veçanti, lojtarët vendorë duhet ta ndiejnë peshën e fanellës së Golden Eagle Yllit dhe përgjegjësinë që kanë ndaj klubit dhe tifozëve.

Kërkohet reagim i menjëhershëm dhe reflektim serioz nga i gjithë ekipi, me synim rikthimin e rezultateve pozitive dhe suksesit të merituar.