Edhe në SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta
Ashtu siç edhe ka vendosur MASh sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta edhe në Komunën e Suharekës. Regjistrimi ka filluar në të tri shkollat e mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”. Sipas raportimeve të gazetarëve nga terreni regjistrimi […]
Ashtu siç edhe ka vendosur MASh sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta edhe në Komunën e Suharekës.
Regjistrimi ka filluar në të tri shkollat e mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”.
Sipas raportimeve të gazetarëve nga terreni regjistrimi po zhvillohet me rregull dhe gjithmonë duke respektuar masat mbrojtëse anti-covid.
Në SHMP “Abdyl Ramaj” nxënësit kanë mundësi të zgjedhin këto drejtime: Ekonomi, Hoteleri dhe Turizëm, Juridik, Kimi-Teknologji, Teknologji Ushqimore dhe Bujqësi.
Sipas njoftimit të MASh nxënësit e interesuar për regjistrim në klasën e X-të duhet ti dorëzojnë dokumentet prej 17-21 gusht 2020 nga ora 08:00 – 16:00 dhe shpallja e rezultateve bëhet më 24 gusht.
Gjatë aplikimit nxënësit duhet të dorëzojnë fletparaqitjen (që merret nga shkolla ku aplikon), dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (klasa 6 -9) dhe certifikatën e lindjes.
Nxënësi që aplikon për tu regjistruar në klasën e X-të duhet ti plotësojë këto kritere: nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasa 6-9) 60 pikë, nota mesatare nga lëndët prioritare (klasa 6-9) 40 pikë.