Pse nuk u aprovuan drejtimet e shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj”, flet drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani

21.07.2021

Në maj të këtij viti Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, kjo për ti hapur rrugë hapjes së drejtimit të shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas këtij memorandumi Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë po […]

Pse nuk u aprovuan drejtimet e shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj”, flet drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani Foto: Ilustrim

Në maj të këtij viti Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, kjo për ti hapur rrugë hapjes së drejtimit të shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë.

Sipas këtij memorandumi Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë po përgatitej për hapjen e Drejtimit Shëndetësi për vitin shkollor 2021-22. Për këtë vit është planifikuar hapja e profileve:
1) Asistent i Kujdesit Social Shëndetësor
2) Asistent i Fizioterapisë

Mirëpo me hapjen e konkursit për pranimin e nxënësve në vitin shkollor 2020/2021 dy profilet e reja nuk ishin në listën e profileve për aplikim, ku sipas drejtorit të DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, edhe pse ishin bërë të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet për hapjen e këtyre dy profileve, një gjë e tillë është “pezulluar” nga MASh.

Në seancën e shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, Bajselmani ka bërë të ditur se komuna i ka bërë përgatitjet dhe se në të gjitha takimet me MASh kanë marr përgjigje pozitive, mirëpo dy ditë para se të hapej konkursi është marr vendim që të shkohet me drejtimet e njëjta nga viti paraprak.

Gjithsesi Bajselmani ka thënë se jemi në pritje për afatin e gushtit që profilet të aprovohen dhe se kjo është e nevojshme pasi që shumë nxënës nga Suhareka duhet të udhëtojnë për në Prizren për të studiuar drejtimet e lartpërmendura.