Për herë të parë Suhareka bëhet me drejtim të mjekësisë

13.08.2021

Në maj të këtij viti Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, kjo për ti hapur rrugë hapjes së drejtimit të shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas këtij memorandumi Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë po […]

Për herë të parë Suhareka bëhet me drejtim të mjekësisë Foto: Ilustrim

Në maj të këtij viti Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtorin e Spitalit Rajonal të Prizrenit, Afrim Avdaj, kjo për ti hapur rrugë hapjes së drejtimit të shëndetësisë në SHMP “Abdyl Ramaj” në Suharekë.

Sipas këtij memorandumi Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Abdyl Ramaj” në Suharekë po përgatitej për hapjen e Drejtimit Shëndetësi për vitin shkollor 2021-2022.

Fillimisht edhe pse ishin bërë të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet për hapjen e profileve të reja, një gjë e tillë ishte “pezulluar” nga MAShTI.

E me datën 10 gusht MAShTI ka marrë vendim për lejimin e drejtimit bashkëpunëtor profesional i infermerisë për një paralele për vitin shkollor 2021/2022 në SHMLP “Abdyl Ramaj” – Shirokë.

Vendim-ne-1163-DKA-Shiroke-Suhareke_watermark-1

Në seancën e shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani kishte bërë të ditur se komuna i ka bërë përgatitjet dhe se kjo është e nevojshme pasi që shumë nxënës nga Suhareka duhet të udhëtojnë për në Prizren për të studiuar drejtimet e lartpërmendura.