Dy raste të rrahjes mes personave të mitur kanë ndodhur të mërkurën në Suharekë

01.10.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar dy raste për sulm fizik. Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari ( i mitur) pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person të mitur i cili ka pësuar lëndime dhe më pas ka pranuar tretmanin mjeksor, […]

Dy raste të rrahjes mes personave të mitur kanë ndodhur të mërkurën në Suharekë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkure në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar dy raste për sulm fizik.

Sipas raportit të policisë thuhet se i dyshuari ( i mitur) pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person të mitur i cili ka pësuar lëndime dhe më pas ka pranuar tretmanin mjeksor, njotfon SuharekaOnline.

Rasti në polici është raportuar rreth orës 10:00 dhe me vendimin e prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, rast i ngjashëm mes dy të miturëve të tjerë në qytetin e Suharekës ka ndodhur po atë ditë (e mërkure), ku një i mitur ka sulmuar fizikisht një tjetër i cili ka pësuar lëndime trupore dhe pastaj ka pranuar tretmanin mjeksor.

Rasti në polici është raportuar rreth orës 13:50 dhe me vendimin e prokurorit rasti shkon në procedur të rregullt, thuhet në raportin e policisë.