Dy persona rrahin një tjetër në Leshan shkaku i një mosmarrëveshje për pronë, shoqërohen në polici

22.07.2023

Rastet e sulmeve fizike mes personave si pasojë e mosmarrëveshjeve të ndryshme në Kosovë janë të shumta. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raportet e policisë. Një sulm fizik si pasojë e marrëveshjes ka ndodhur të premtën rreth orës 10:10 minuta, në fshatin Leshan të Suharekës. Sipas Policisë së Kosovës thuhet se dy […]

Dy persona rrahin një tjetër në Leshan shkaku i një mosmarrëveshje për pronë, shoqërohen në polici Foto: Ilustrim

Rastet e sulmeve fizike mes personave si pasojë e mosmarrëveshjeve të ndryshme në Kosovë janë të shumta. Kështu të paktën po bëhet e ditur nga raportet e policisë.

Një sulm fizik si pasojë e marrëveshjes ka ndodhur të premtën rreth orës 10:10 minuta, në fshatin Leshan të Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës thuhet se dy persona nga fshati Leshan janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Suharekë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, raporton SuharekaOnline.

Sulmi fizik thuhet të ketë ndodhur pasi që të dyshuarit dhe viktima kishin pasur mosmarrëveshje për pronë.

Si pasojë e sulmit fizik policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Leshan, Suharekë 21.07.2023 – 10:10. Janë shoqëruar në stacionin policorë dy të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftimin e policisë.