DSHMS-Suharekë hap konkurs pune për 11 mjekë, 20 infermierë, një gjinekolog/e, një farmacist/e dhe disa pozita tjera

02.03.2023

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për disa pozita për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, “Rexhep Kuçi”. Pozitat për të cilat DSHMS-Suharekë ka hapur konkurs janë: Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 29.03.2023 deri më 12.04.2023, raporton SuharekaOnline. […]

DSHMS-Suharekë hap konkurs pune për 11 mjekë, 20 infermierë, një gjinekolog/e, një farmacist/e dhe disa pozita tjera Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për disa pozita për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, “Rexhep Kuçi”.

Pozitat për të cilat DSHMS-Suharekë ka hapur konkurs janë:

  1. Specialist i Biokimisë, QKMF-Suharekë, një pozitë
  2. Teknik/Asistent i/e Stomatologjisë, QKMF-Suharekë, një pozitë
  3. Teknik/e e Farmacisë, QKMF-Suharekë, një pozitë
  4. Teknik për rentgen, QKMF-Suharekë, një pozitë
  5. Specialist/e Gjinekolog/e, QKMF-Suharekë, një pozitë

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 29.03.2023 deri më 12.04.2023, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, në njoftimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë bëhet e ditur edhe për hapjen e konkurseve për këto pozita:

  1. Teknik Medicinal (Infermier) në QKMF-Suharekë, 15 pozita
  2. Teknik Medicinal (Infermier) në Shërbimin e Urgjencës QKMF-Suharekë, 5 pozita
  3. Mjekë të përgjithshëm në QKMF-Suharekë, 11 pozita

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 30.03.2023 deri më 13.04.2023