Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani viziton qendrat ku po mbahet provimi i maturës
534 maturantë nga Komuna e Suharekës sot gjatë ditës së shtunë i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Provimi i maturës në Suharekë është duke u mbajtur në 5 qendra, raporton SuharekaOnline. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani sot gjatë ditës së shtunë ka vizituar qendrat në të ciat është duke u mbajtur provimi […]
534 maturantë nga Komuna e Suharekës sot gjatë ditës së shtunë i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore.
Provimi i maturës në Suharekë është duke u mbajtur në 5 qendra, raporton SuharekaOnline.
Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani sot gjatë ditës së shtunë ka vizituar qendrat në të ciat është duke u mbajtur provimi i maturës.

Për të parë nga afër procesin e këtij provimi, SuharekaOnline ka vizituar disa nga qendrat në të cilat është duke u mbajtur provimi i maturës, dhe në bazë të asaj që ekipi i redaksisë ka përcjellur, rezulton se në të gjitha qendrat janë bërë përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e këtij provimi.

Në secilën klasë ishin të pranishëm vetëm nga 15 nxënës dhe në secilën qendër numri i klasave ishte rreth 8 apo 10 klasë.

Pavarësisht përgatitjeve edhe nga ana e nxënësve, kishte prej tyre që patën probleme me dokumentacione, si përshembull mosposedimi i letërnjoftimeve, problem ky i cili u zgjidh nga drejtorët e shkollave të cilët bënin verifikimin e nxënësve që nuk kishin dokumentacion.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline tha se deri më tani çdo gjë është duke shkuar sipas planit dhe nuk ka ndonjë problem, ai poashtu shtoi se të gjithë nxënësit kanë dorëzuar telefonët mobil të tyre dhe se po monitorohen nga 70 administrues të cilët poashtu iu kanë dhënë informacionet e nevojshme për plotësimin e sakt te të dhënave personale të nxënësve, pasi që kjo gjeneratë si pasojë e pandemisë COVID-19 nuk kishin mbajtur testin e arritshmërisë dhe ishin të painformuar në këtë drejtim.

Bajselmani poashtu, ka uruar të gjithë maturantët për provimin e maturës.
Rikujtojmë se rezultatet e këtij provimi do të publikohen me 3 korrik 2023.