Drejtori i shkollës në Suharekë keqtrajtoi fizikisht një nxënës

Drejtori i shkollës në Suharekë keqtrajtoi fizikisht një nxënës
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia në Suharekë ka marr informatë se i mituri, nxënës në SHFMU “Shkendija”, është rrahur nga drejtori i shkollës.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Policia ka kontaktuar me të miturin (viktimë) dhe kujdestarin e tij.

SuharekaOnline mëson se i mituri në fjalë është dërguar në QKMF-Suharekë për ndihmë mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar lendim të lehtë në fytyrë.

Është intervistuar edhe drejtori i shkollës i cili në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e ka rrahur e as keqtrajtuar nxënësin në fjalë, por se të njëjtin nxënës vetëm e ka qortuar për veprimet e tij, ngase sipas drejtorit, nxënësi mbanë telefon mobil me vete në kohë të mësimit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale, kandidatët për kryetar të Suharekës

Prokurori i shtetit për të mitur ka urdhëruar policinë që të iniciohet rasti, Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, dhe të hetohet ne procedurë te rregullt.

RAPORTO