Drejtoresha Kuqi: Kthehen shërbimet shëndetësore në Bllacë dhe Samadraxhë

23.03.2022

Mirëpo pas angazhimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës dhe drejtoreshës së këtij dikasteri, Besa Kuqi, këtyre dy fshatrave u janë kthyer shërbimet mjekësore. Në një prononcim për SuharekaOnline drejtoresha e DSHMS-së, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se drejtoria që ajo udhëheq ka zhvilluar të gjitha procedurat ligjore për […]

Drejtoresha Kuqi: Kthehen shërbimet shëndetësore në Bllacë dhe Samadraxhë Foto: Ilustrim

Mirëpo pas angazhimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës dhe drejtoreshës së këtij dikasteri, Besa Kuqi, këtyre dy fshatrave u janë kthyer shërbimet mjekësore.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtoresha e DSHMS-së, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se drejtoria që ajo udhëheq ka zhvilluar të gjitha procedurat ligjore për rekrutimin e stafit të ri për këto dy AMF.

Me rastin e kthimit të shërbimeve drejtoresha Kuqi ka vizituar këto dy AMF ku ka bërë të ditur se në ambulancën në Bllacë do të shërbejë Dr. Bledar Suka ndërsa në Samadraxhë Dr.Valmira Hamitaga.

Ndryshe ikja e mjekëve nga Kosova është trend në rritje tash e disa vite manifestohet, ku për shkak të pagave të ulëta profesionistët shëndetësor po detyrohen të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë.

Brengosëse nuk është vetëm numri i mjekëve janë larguar, por edhe numri i tyre që presin largimin, që është shumë më i madh. Mbi gjysma e tyre janë në specializime dhe nuk janë të kënaqur me atë çka ofron shteti për shkollimin e tyre.