[DOKUMENT] Me Ukë Bytyçin, LDK në Suharekë kishte fituar dy palë zgjedhje

27.10.2020

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës, fillon më 28 tetor të vitit 2000. Atë vit u mbajtën zgjedhjet e para për Kuvendet Komunale. Ndërsa, një vit më pas, më 12 nëntor 2001 u mbajtën për herë të parë, zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Në zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pasluftës, në vitin […]

[DOKUMENT] Me Ukë Bytyçin, LDK në Suharekë kishte fituar dy palë zgjedhje Foto: Ukë Bytyçi duke votuar

Historia e zgjedhjeve në Kosovën e pasluftës, fillon më 28 tetor të vitit 2000. Atë vit u mbajtën zgjedhjet e para për Kuvendet Komunale.

Ndërsa, një vit më pas, më 12 nëntor 2001 u mbajtën për herë të parë, zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pasluftës, në vitin 2001 Lidhja Demokratike e Kosovës doli bindshëm e para, duke fituar 45.65% të votave, apo 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në Komunën e Suharekës në nëntorin e vitit 2001 Lidhja Demokratike e Kosovës kishte fituar bindshëm duke marr 64.31% të votave.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2001

Pothuajse një vit më vonë saktësisht më 26 tetor 2002 ishin mbajtur zgjedhjet për kuvende komunale, ku LDK në krye me Ukë Bytyçin kishte fituar bindshëm me 59.82% të votave apo 15,938 vota nga 25,739 votues.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale 26 tetor 2002

Një ditë pas fitores së tij, Ukë Bytyçi së bashku me dy bashkpunëtor, më datën 27 tetor 2002 është qëlluar në fshatin Leshan ku nga plagët ka ndërruar jetë rrugës për në Prizren.

Presidenti i Kosovës i asaj kohe Dr.Ibrahim Rugova, me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Asmablesë komunale dhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, kishte lëshuar këtë deklaratë:
Me dhembje të thellë morëm lajmin e tmerrshëm për vrasjen e Ukë Bytyçit, kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së në Suharekë, deputetit të Republikës së Kosovës të zgjedhur në vitet 1992 dhe 1998, dhe luftëtarit të lirisë.
E dënojmë këtë akt kriminal të krimit të organizuar të bërë me motive politike, një ditë pas përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë.
Kjo vrasje mizore është e drejtuar kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilën Bytyçi punoi vite me radhë, të cilës ia kushtoi gjithë jetën.
Kërkojmë nga UNMIK-u dhe KFOR-i të shtohen masat e sigurisë në ditët e ardhshme.
Do t’i marrim të gjitha masat që aktorët e këtij krimi makabër të burgosen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë.
Familjes Bytyçi i shprehim ngushëllimet tona të thella dhe jemi së bashku me këtë dhembje të thellë për gjithë Kosovën.
Po ashtu, u shprehim ngushëllime të thella famljeve të shoqëruesve të Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që u vranë në shoqërim të tij
, – thuhej në deklaratën e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova të asaj date.