DKA-Suharekë shpallë konkurs pune për një sekretar/e për në Gjimnazin “Jeta e Re”

05.07.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për vendin e lirë të punës në Drejtorinë e Arsimit. Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka shpallur konkurs pune për një vend të lirë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, për pozitën sekretar/e, raporton SuharekaOnline. Në njoftim thuhet se të gjithë […]

DKA-Suharekë shpallë konkurs pune për një sekretar/e për në Gjimnazin “Jeta e Re” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për vendin e lirë të punës në Drejtorinë e Arsimit.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka shpallur konkurs pune për një vend të lirë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, për pozitën sekretar/e, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 05.08.2023 deri më datën 19.08.2023.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar Fakultetin Juridik, Administratë publike e poashtu, duhet të kenë përvojë pune dy vjeçare.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:

  1. Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  2. Ekstakti i lindjes
  3. Letenjoftimi (fotokopje)
  4. Dëshmi nga gjykata që nuk jeni nën hetime
  5. Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
  6. Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT
  7. Dëshmia e përvojës së punës
  8. Certifikata për trajtimet e kryera të akridetuara nga MASHT (nëse ka)