DKA-Suharekë shpall rezultatet përfundimtare për drejtor në tre shkolla

30.07.2021

Drejtoria e Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për tre drejtorë. Konkursi për drejtorë kanë qenë në shkollën: SHMP “Abdyl Ramaj” – Shirokë, SHFMU “Kongresi i Manastirit” – Studençan, SHFMU “Shaban Mazreku” – Sopijë. Në SHMP “Abdyl Ramaj” – Shirokë në pozitën drejtor shkolle është […]

DKA-Suharekë shpall rezultatet përfundimtare për drejtor në tre shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria e Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për tre drejtorë.

Konkursi për drejtorë kanë qenë në shkollën: SHMP “Abdyl Ramaj” – Shirokë, SHFMU “Kongresi i Manastirit” – Studençan, SHFMU “Shaban Mazreku” – Sopijë.

Në SHMP “Abdyl Ramaj” – Shirokë në pozitën drejtor shkolle është pranuar, Destan Berisha, ndërsa në SHFMU “Kongresi i Manastirit” – Studençan në pozitën drejtor shkolle është pranuar, Ramadan Gashi dhe SHFMU “Shaban Mazreku” – Sopijë në pozitën drejtor shkolle është pranuar, Sanije Sadikaj.

Udhëzime Juridike: Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në Komunën e Suharekës në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.

njoftim-DKA