Zgjedhet drejtori i ri i Shkollës Fillore në Nëpërbisht të Suharekës

29.09.2022

Më 26 korrik të këtij viti, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte rishpallur konkursin për drejtor shkolle në fshatin Nëpërbisht. Ndërkaq, DKA-Suharekës ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emëruar sipas vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës 28.02.2022 […]

Zgjedhet drejtori i ri i Shkollës Fillore në Nëpërbisht të Suharekës Foto: Ilustrim

Më 26 korrik të këtij viti, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte rishpallur konkursin për drejtor shkolle në fshatin Nëpërbisht.

Ndërkaq, DKA-Suharekës ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emëruar sipas vendimit të Kuvendit të Komunës 01 nr-016-12157, të datës 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të rishpallur 05 nr.771 të datës 26.07.2022 pas përfundimit të intervistimit me gojë ka publikuar rezultatet përfundimtare.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim dhe intervistës me gojë mbajtur për pozitën: Drejtor/e të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Rilindja” në Nëpërbisht pranohet Maliq Hoti.

Nga DKA-ja kanë informuar se kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa dhe parashtresa në Komunën e Suharekës, në afat prej 8 ditësh nga dita e publikimit të këtij njoftimi.