DKA-Suharekë, më 25 nëntor hapet konkursi për 3 asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore
Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka njoftuar se nga data 25.11.2022 do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës. DKA ka njoftuar se nga data 25 nëntor e këtij viti do të hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën asistent/e për […]
Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka njoftuar se nga data 25.11.2022 do të hapet konkursi për plotësimin e tri vendeve të lira të punës.
DKA ka njoftuar se nga data 25 nëntor e këtij viti do të hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore në këto shkolla të Komunës së Suharekës:
- SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël
- SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq
- SHFMU “Migjeni” në Gjinoc
Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka bërë të ditur se paga mujore për kë pozitë do të jetë 397.00 euro, shkruan SuharekaOnline.
Poashtu, është bërë e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të jetë me kohë të caktuar deri më 31.08.2023