Një pasqyrë e arsimit në Suharekë (2023-2024) sipas MASHT-it dhe ASK
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për vitin shkollor 2023-2024, komuna e Suharekës numëron një total prej 8788 nxënës të regjistruar në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar publik.
Në nivelin parashkollor i cili ndahet ne dy kategori 0 deri në 2 vjeç dhe 3 deri n 4 vjeç, ku 48.1% të fëmijëve janë meshkuj dhe 51.9% janë femra. Ndërsa në nivlin parafillor ku hyn fëmijët moshave 5 vjeçare janë gjithësej 548 nxënës, prej tyre 312 meshkuj dhe 236 femra.
Nivelet fillore dhe të mesme të ulëta përbëjnë një pjesë të madhe të sistemit arsimor në Suharekë. Këtu janë të regjistruar gjithsej 6158 nxënës, nga të cilët 3260 janë djem dhe 2896 vajza. Sa i përket arsimit fillor dhe të mesëm të ulët e ndjekin 3260 meshkuj dhe 2896 femra, gjithësej 6158 nxënës. Kurse ne shkollimin e mesëm të lartë vijojnë 1903 nxënës ku prej tyre 961 janë meshkuj dhe 942 janë femra.
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është përfshirja e fëmijëve që i përkasin etnive të tjera. Në Suharekë, janë të regjistruar 132 fëmijë që i përkasin komuniteteve rome, ashkali dhe turk.
Sa i përket stafit mësimdhënës, të dhënat tregojnë se në nivelin parashkollor të gjithë mësimdhënësit janë femra. Në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët janë 592 mësimdhënës, ndërsa në nivelin e mesëm të lartë janë 165 mësimdhënës.