Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Suhareka ka 4,364 qytetarë që marrin pension të moshës

01.10.2020

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit. Moshimi është një fenomen global. Popullsia e tё moshuarve në botë, 60vjeç e lart, […]

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Suhareka ka 4,364 qytetarë që marrin pension të moshës Foto: Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respekit global për të moshuarit.

Moshimi është një fenomen global. Popullsia e tё moshuarve në botë, 60vjeç e lart, është duke u rritur me shpejtësi.

Në vitin 2050, rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë; nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%.

Bazuar në të dhënat e ASK-së në vitin e fundit (2019) numri i personave të moshuar në Kosovë është rreth 134 mijë (persona që marrin pensionin bazë të moshës).

Në Komunën e Suharekës në vitin 2019 nga shteti pension bazë të moshës kanë marr 4,364 qytetarë.

Ky numër ka pësuar rritje në dy vitet paraprake, ku në 2017 ishin 4,000 qytetarë që kanë marr pension bazë dhe në 2018 ishin 4209 qytetarë.