Dita e zjarrfikësve, Muharremaj uron dhe falenderon ekipin e zjarrfikësve në Suharekë

04.05.2022

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Me rastin e ditës së zjarrfikësve, kryetari i Komunës së Suharekës, […]

Dita e zjarrfikësve, Muharremaj uron dhe falenderon ekipin e zjarrfikësve në Suharekë Foto: Ilustrim

Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësitë profesionale që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

Me rastin e ditës së zjarrfikësve, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Enver Shabanin kanë vizituar ekipin e zjarrfikësve të komunës tonë dhe i kanë uruar e falënderuar për kontributin e tyre profesional në raste emergjente.

Po ashtu, ai ka falënderuar ata për kontributin e tyre në çdo aspekt.

Në Ditën e Zjarrëfikësve sot e urojmë dhe falenderojmë Ekipin e Zjarrëfikësve në Suharekë, për kontributin e tyre profesional në raste emergjente. Faleminderit për kontributin tuaj“, ka shkruar ai.