Detaje se si u godit me thikë në kokë në krye të detyrës, polici në Samadraxhë të Suharekës

Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Samadrexhë ku dyshohet se një zyrtar policor ishte goditur në kokë përderisa ishte në krye të detyrës.

11.01.2022 / Suhareka

Detaje se si u godit me thikë në kokë në krye të detyrës, polici në Samadraxhë të Suharekës
Foto: Ilustrim

Sipas policisë rasti kishte ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin intervenuar për një dhunë në familje,

“Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.


Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Suharekë, 10.01.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë në familje. Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjet të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur PK-ja.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *