Deklarohet prokurorja: Të arrestuarit i ndihmuan 4 të dyshuarit ta përgatisin grabitjen në Suharekë

26.11.2023

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshime se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë për plaçkitjen në Suharekë. Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin. “Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar të grabitëseve gjatë […]

Deklarohet prokurorja: Të arrestuarit i ndihmuan 4 të dyshuarit ta përgatisin grabitjen në Suharekë Foto: Ilustrim

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi ka thënë se dy persona janë arrestuar nën dyshime se u kanë ndihmuar 4 të dyshuarve të tjerë për plaçkitjen në Suharekë.

Sipas saj ata u kanë ndihmuar grabitësve ta përpilojnë planin.

“Çka do që them më shumë i dëmtojë hetimet. Këta dyshohet se i’u kanë ndihmuar të grabitëseve gjatë përgatitjes se veprës penale u kanë ndihmuar faktikisht në kryerjen veprës penale”, ka thënë ajo.

A janë identifikuar kryerësit e grabitjes në Suharekë?

“Ende nuk janë identifikuar jemi në identifikim e sipër”, ka thënë prokuroja e rastit.