DBZhRP-Suharekë shpall rezultatet përfundimtare për tre roje pylli

17.09.2021

Më 15 korrik 2021, Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pyllltari në Suharekë kishte bërë rishpallje të konkursit për tre roje pylli. Ndërsa gjatë ditës së sotme DBZhRP në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për pozitën Roje Pylli – Tre (3) pozita. Totali i pikëve të fituara të kandidatëve sipas listës definitive janë […]

Më 15 korrik 2021, Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pyllltari në Suharekë kishte bërë rishpallje të konkursit për tre roje pylli.

Ndërsa gjatë ditës së sotme DBZhRP në Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për pozitën Roje Pylli – Tre (3) pozita.

Totali i pikëve të fituara të kandidatëve sipas listës definitive janë pranuar kandidatët sipas kësaj renditje:

1. Ilir Basha, 155.67 pikë të fituara, numri i aplikacionit: 01-Nr-110-49473;
2. Florent Kuçi, 150.67 pikë të fituara, numri i aplikacionit: 01-Nr-110-54468;
3. Ramadan Boka, 130.67 pikë të fituara, numri i aplikacionit: 01-Nr-110-49178.

“Këshillë Juridike: Kandidatët e pakënaqur me përzgjedhjen kanë të drejtë ankese në Komisionin për ankesa të Komunës së Suharekës, në afat prej 8 (tetë) ditësh nga dita e publikimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftim të DBZhRP-së.