Dalin rezultatet përfundimtare të konkursit për një mami medicinale në QKMF-Suharekë

30.06.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për një mami medicinale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në repartin e Gjinekologjisë. Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton […]

Dalin rezultatet përfundimtare të konkursit për një mami medicinale në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 27 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për një mami medicinale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në repartin e Gjinekologjisë.

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline.

Për këtë konkurs për vend pune në QKMF-Suharekë kishin aplikuar 5 kandidatë.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim mbajtur më datë: 22.06.2021 dhe intervistës me gojë mabjtur më datë: 25.06.2021 për pozitën: Një mami medicinale në QKMF në Suharekë më së shumti pikë ka bërë kandidatja Elida Shala me gjithsej 269 pikë.

Lista-perfundimtare-Drejtoria-e-shendetesise-1