COVID-19 në Suharekë, për një javë u regjistruan 50 raste pozitive dhe 2 viktima

06.03.2021

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë nga dita në ditë po shënon rritje, kjo po bëhet e ditur nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Në bazë të këtyre raporteve të cilat i përcjellë SuharekaOnline, rezulton se që nga data 27 shkurt të këtij viti deri më 05 mars, në Kosovë janë […]

COVID-19 në Suharekë, për një javë u regjistruan 50 raste pozitive dhe 2 viktima Foto: Ilustrim

Numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë nga dita në ditë po shënon rritje, kjo po bëhet e ditur nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në bazë të këtyre raporteve të cilat i përcjellë SuharekaOnline, rezulton se që nga data 27 shkurt të këtij viti deri më 05 mars, në Kosovë janë konfirmuar 3,557 raste pozitive me COVID-19.

Ndërsa, në po të njejtën periudhë kohore në Komunën e Suharekës janë identifikuar 50 raste pozitive me COVID-19, poashtu fatkeqësisht janë regjistruar 2 viktima të moshave të ndryshme, shkruan SuharekaOnline.

Gjatë këtyre shtatë ditëve të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Suharekës kryesisht kanë qenë nga fshati Peqan, Mushtisht, Bukosh, Bllacë, Sallagrazhdë, Semetisht, Samadrexhë dhe disa fshatra të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka bërë kategorizimin e ri të komunave, duke u bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 përgjatë këtyre ditëve ka bërë që Komuna e Suharekës e cila në dy javët paraprake ka qenë në zonën e gjelbër të rikthehet në zonën e verdhë, zonë kjo që konsiderohet me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit.

Në tabelën e mëposhtme është paraqitur numri i rasteve pozitive dhe i viktimave nga COVID-19 në Komunën e Suharekës

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
27 shkurt, 202110
28 shkurt, 202160
01 mars, 2021130
02 mars, 202151 (87 vjeç)
03 mars, 2021101 (85 vjeç)
04 mars, 202150
05 mars, 2021100
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë