COVID-19 në Suharekë, 282 raste aktive dhe 52 viktima

28.01.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Nënkryetarja […]

COVID-19 në Suharekë, 282 raste aktive dhe 52 viktima Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës në këtë takim ndër tjerash ka njoftuar edhe për situatën epidemiologjike në komunën tonë.

Suka ka bërë të ditur se që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe u regjistruan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar 937 prej të cilave fatkeqësisht 52 e kanë humbur betejën me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, nënkryetarja e Komunës së Suharek ka bërë të ditur se në komunën tonë nga COVID-19 janë shëruar 603 qytetar, ndërsa aktualisht 282 raste mbesin aktive.

Rikujtojmë se gjatë këtyre dy jave numri i rasteve pozitive në Komunën e Suharekës ka shënuar ngritje të theksuar, gjë e cila që nga zona e gjelbër e rikthej Komunën e Suharekës në zonën e verdhë.