COVID-19, 4 rastet e sotme: 2 në Suharekë, 1 në Dobërdelan dhe 1 në Vraniq

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 220 raste pozitive.

Nga 220 rastet pozitive, 4(katër) raste janë identifikuar në Komunën e Suharekës.

Sipas raportit 24 orësh të IKSHPK-së 4 rastet e sotme janë: 2 në Suharekë, 1 në Dobërdelan dhe 1 në Vraniq.

Me 4 rastet e sotme numri i të identifikuarëve në Komunën e Suharekës shkon në 95.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.