Çeku jep lajmin e madh: Nis procedura për ndërtimin e stadiumit në Suharekë

para 8 dite

Qyteti i Suharekës do të ketë së shpejti një stadium të ri modern, lajm ky i bërë publik sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku. MKRS ka shpallur zyrtarisht procedurat për ndërtimin e këtij impianti sportiv madhor, për të cilin janë ndarë një fond prej 13 milionë eurosh.

Çeku jep lajmin e madh: Nis procedura për ndërtimin e stadiumit në Suharekë

Vetë ministri Çeku, përmes një njoftimi zyrtar, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi strategjik për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend dhe veçanërisht për komunitetin e Suharekës. Sipas tij, stadiumi i ri do të jetë i kategorisë 2 sipas klasifikimit të UEFA-s dhe do të ofrojë një kapacitet prej 6,518 ulësesh.

“Një tjetër projekt i madh për infrastrukturën sportive po bëhet realitet. Kemi shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës. Stadiumi për të cilin kemi ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare. Sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve”, ka shkruar ministri Çeku në njoftimin e tij.

Ky investim prej 13 milionë eurosh do të mundësojë ndërtimin e një stadiumi që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve të nivelit vendor dhe ndërkombëtar. Kapaciteti prej 6,518 ulësesh do të ofrojë hapësirë të mjaftueshme për tifozët dhe do të gjallërojë jetën sportive në Suharekë dhe rajon.

Nisma për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të forcuar infrastrukturën sportive në të gjithë vendin. Ky projekt shihet si një hap i rëndësishëm përpara në përmirësimin e kushteve për sportistët dhe tifozët, duke ofruar ambiente moderne dhe të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Etiketat

Ofertat e fundit