Buxheti 2021, cilat janë projektet që Bali Muharremaj synon t’i përfundojë në fund të mandatit?

14.07.2021

Në tetor të vitit 2020 Asambleja Komunale në Suharekë kishte miratuar buxhetin për vitin 2021 të prezantuar nga ekzekutivi në vlerë prej 4,883,176.00 eurove (shpenzime kapitale) nga Granti i të Hyrave Vetanake. Në këtë buxhet kryesisht pjesa më e madhe ishte dedikuar në Shërbime Publike si ndërtimi i rrugëve lokale, urave, trotuarëve dhe parkingjeve, i […]

Buxheti 2021, cilat janë projektet që Bali Muharremaj synon t’i përfundojë në fund të mandatit? Foto: Ilustrim

Në tetor të vitit 2020 Asambleja Komunale në Suharekë kishte miratuar buxhetin për vitin 2021 të prezantuar nga ekzekutivi në vlerë prej 4,883,176.00 eurove (shpenzime kapitale) nga Granti i të Hyrave Vetanake.

Në këtë buxhet kryesisht pjesa më e madhe ishte dedikuar në Shërbime Publike si ndërtimi i rrugëve lokale, urave, trotuarëve dhe parkingjeve, i hapësirave gjelbruese etj. që kapin shumën e mbi 3 milionë eurove.

Mbi gjysmë milioni euro ishin dedikuar për Drejtorinë e Bujqësisë ku parashihet ndërtimi dhe ngritja e serave, blerja e pajisjeve për bujqësi (bletari, shpeztari, blegtori, pemtari) etj.

205,000.00 euro ishin ndarë për Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që në plan ka renovimin dhe mirëmbajtjen e lapidarëve dhe varrezave të dëshmorëve, ndërtimin dhe renovimin e pesë fushave sportive, rregullimin e parqeve rekreative sportive etj.

Për dallim nga DKRSM-ja, drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të ketë buxhetin afër gjysmë milioni euro ku parashihet që të investohet në kujdesin primar në QKMF dhe AMF-të nëpër fshatrat e Suharekës. Nga ky buxhet ishte paraparë blerja e paisjeve laboratorike si: Ultraza për Gjinokologji, CTG, blerja e paisjeve dhe montimi i sistemit të menaxhimit të radhës si dhe shenjave sinjalizuese digjitale, blerja e automjetit për bartjen e personave me Hemodializë, blerja e automjetit zyrtar për QKMF etj.

Drejtoria e Arsimit ishte paraparë që të ketë buxhetin e orientuar kryesisht në ndërtimin e dy sallave sportive në Budakovë dhe Sallagrazhdë, instalimin dhe mirëmbajtjen e kamerave të sigurisë nëpër shkolla si dhe ndërtimin dhe meremitimin e shkollave “Vershec”, “7 Marsi” dhe Komuna.