Brenda një jave në Suharekë, 43 të infektuar me COVID-19 dhe 4 viktima

Brenda një jave në Suharekë, 43 të infektuar me COVID-19 dhe 4 viktima
Eurolinda Zenelaj

10.04.2021 / Suhareka

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë në shifra të larta, njëlloj si në muajt paraprakë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Në bazë të raportimeve ditore të IKSHPK-së që përcjellë SuharekaOnline, rezulton se brenda një jave në Komunën e Suharekës janë identifikuar 43 raste pozitive me COVID-19.

Në bazë të statistikave të IKSHPK-së, gjatë këtyre shtatë dite në Komunën e Suharekës poashtu janë regjistruar edhe 4 viktima të moshave të ndryshme, më i riu 53 vjeç.

Si në shumë vende të tjera edhe në Komunën e Suharekës ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar se nga e mërkura deri më sot, e shtunë, në Komunën e Suharekës janë vaksinuar rreth 35 persona.

Ndërsa, vetëm gjatë ditës së shtune në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste pozitive me COVID-19 në vendbanimet si: Gjinoc (1), Bllacë (1), Reçan (1) dhe Suharekë (2)

Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 brenda një jave në Komunën e Suharekës.

DataNr. i rasteve pozitiveNr. i viktimave
03 prill, 202181 (72 vjeç)
04 prill, 2021100
05 prill, 202150
06 prill, 202111 (65 vjeç)
07 prill, 202171 (53 vejç)
08 prill, 202171 (63 vjeç)
09 prill, 202159
TOTAL:434
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë
RAPORTO