Brenda 1 jave në Suharekë, regjistrohen 104 raste pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19

01.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu edhe i viktimave nga ky virus. Edhe në Komunën e Suharekës gjatë muajit janar janë regjistruar numër i madh i të infektuarve me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Në bazë […]

Brenda 1 jave në Suharekë, regjistrohen 104 raste pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në muajin janar të këtij viti janë regjistruar numër më i lartë i rasteve pozitive me COVID-19, po ashtu edhe i viktimave nga ky virus.

Edhe në Komunën e Suharekës gjatë muajit janar janë regjistruar numër i madh i të infektuarve me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Në bazë të raportimeve ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilat i ka përcjellur SuharekaOnline bëhet e ditur se që nga 1 deri më 31 janar 2021 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 10 viktima dhe 285 raste pozitive me COVID-19.

Në javën e fundit të muajit të parë të këtij viti (nga data 25 deri më 31 janar) në Komunën e Suharekës janë regjistruar 104 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord për brenda një jave, ndërsa janë raportuar edhe tri viktima.

Më datë 29 janar nga IKSHPK-ja ishin raportuar 29 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës, numër ky më i lartë për një javë po ashtu edhe që nga marsi i vitit të kaluar ku edhe u regjistruan rastet e para me këtë virus.

Ndërsa më datë 28 janar në Komunën e Suharekës janë identifikuar vetëm dy të infektuar me COVID-19.

IKSHPK-ja gjithashtu ka raportuar se brenda një jave në Suharekë janë regjistruar 3 viktima të moshës: 84, 67 dhe 59 vjeç.

DataRastet pozitiveViktima
01 janar, 202160
02 janar, 202140
03 janar, 202110
04 janar, 202130
05 janar, 202120
06 janar, 202120
07 janar, 202140
08 janar, 202190
09 janar, 2021121 (78 vjeç)
10 janar, 202160
11 janar, 202140
12 janar, 2021141 (75 vjeç)
13 janar, 202190
14 janar, 202162 (89, 64 vjeç)
15 janar, 2021150
16 janar, 2021101 (71 vjeç)
17 janar, 202120
18 janar, 2021110
19 janar, 2021131 (61 vjeç)
20 janar, 202170
21 janar, 2021250
22 janar, 202141 (80 vjeç)
23 janar, 2021110
24 janar, 202110
25 janar, 2021121 (67 vjeç)
26 janar, 2021130
27 janar, 2021160
28 janar, 202120
29 janar, 2021290
30 janar, 2021161 (84 vjeç)
31 janar, 2021161 (59 vjeç)
Gjithsej 285 10
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë

Komuna Suharekës e cila tashmë është pjesë e zonës së verdhë, zonë kjo e cila konsiderohet me rrezikshmëri të mesme të përhapjës së infeksionit me COVID-19 ka këto masa kufizuese:

-Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

-Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00;

– Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;

-Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

-Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

– Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

-Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

-Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.