Bllacë, gjuajtje me kallashnikov e pistoletë në aheng, arrestohen dy qytetarë

16.08.2021

Dy pjesmarrës në një aheng familjar në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës. Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë […]

Bllacë, gjuajtje me kallashnikov e pistoletë në aheng, arrestohen dy qytetarë Foto: Ilustrim

Dy pjesmarrës në një aheng familjar në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pistoletë me gas pa fishekë dhe një AK-47 po ashtu pa fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, rreth orës 11:32.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.