Bllacë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

07.09.2021

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë. Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës. Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 06:20 në Bllacë, […]

Bllacë, arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur personi kryen një vepër penale dhe tenton të arratiset që mos të del para drejtësisë.

Së fundmi një person të tillë e ka arrestuar Policia e Kosovës në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës.

Arrestimi i personit të kërkuar, mashkull kosovar është kryer dje rreth orës 06:20 në Bllacë, arrestim ky në bazë të urdhëresës së Gjykatës.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Fsh. Bllacë, Suharekë. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar  dhe i njëjti është dërgohet në vuajtje të dënimit”, bënë të ditur Policia e Kosovës.