Berisha: Dita e Flamurit, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Adem Jasharit tregojnë kthesen më të madhe historike

28.11.2022

Gjatë ditës së hënë për nder të festave të nëntorit, figura të ndryshme politike kanë nderuar heronjët e rënë për lirinë e vendit. Kryetari i Partisë Demokratike dega në Suharekë, Dardan Berisha ka bërë homazhe së bashku me kolegët e tij dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Suharekës tek varrezat e dëshmorëve në Suharekë. […]

Berisha: Dita e Flamurit, dalja në skenë e UÇK-së dhe ditëlindja e Adem Jasharit tregojnë kthesen më të madhe historike Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së hënë për nder të festave të nëntorit, figura të ndryshme politike kanë nderuar heronjët e rënë për lirinë e vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Suharekë, Dardan Berisha ka bërë homazhe së bashku me kolegët e tij dhe zyrtarë të tjerë të Komunës së Suharekës tek varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Berisha përmes një shkrimi në facebook ka uruar ditën e flamurit të gjithë shqiptarëve.

“28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë,

Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, tregojnë kthesen më të madhe historike të popullit shqiptarë.

Lavdi dëshmorëve të rënë për atdhe!

Urime 28 Nëntori, dita e Flamurit..” ka shkruar Berisha.