“Msus” Dardani, nuk arriti të fitoj ulëse në asamble! A është i denjë ta udhëheq komunën?

03.10.2025

Nga 308 vota në 2021 tek kandidaturë për kryetar – pyetja e pashmangshme për Dardan Berisha.

“Msus” Dardani, kujtesa politike e qytetarëve të Suharekës është ende e freskët. Në vitin 2021, ata nuk ju besuan as për një ulëse në Asamblenë Komunale, duke ju dhënë vetëm 308 vota. Ky ishte një mesazh i qartë: mungesë besimi, mungesë mbështetjeje, mungesë legjitimiteti.

Por pas këtij dështimi, në vend që të qëndronit opozitë dhe të dëshmonit parime politike, ju zgjodhët rrugën më të lehtë – të futeshit në qeverisjen e Bali Muharremajt. Ai që sot po mundoheni ta paraqisni si kundërshtar, atëherë u bë partneri juaj politik. Ky kthim i shpejtë i krahëve i lë qytetarët me një pyetje të thjeshtë, por thelbësore: nëse nuk arritët të fitoni besimin për një ulëse të zakonshme, si mund të pretendoni se jeni i denjë për të udhëhequr të gjithë komunën?

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Suharekës, Prof. Hamdi Bytyçi, u shpreh qartë:

“Ju zoti Berisha, a jeni kandidati i qytetarëve apo produkt i marrëveshjeve politike?”