Banorët e një lagje në Gelancë thojnë se po rrezikohen nga një shtyllë elektrike

Ka vite që KEDS është duke punuar në rregullimin e infrastrukturës energjetike duke ndërruar dhe përforcuar shtylla, izolatorë e pajisje përcjellëse.

Por të pakënaqur me shërbimet e KEDS-it në këtë drejtim ndjehen banorët e rrugës Gashjanët nga fshati Gelancë.

Një shtyllë prej druri e cila furnizon rreth 10 shtëpi me energji elektrike ka ngritur shqetësim tek banorët e asaj ane.

Shtylla është nga druri dhe është dëmtuar për çka edhe rrezikon jetën e banorëve dhe frekuentuesëve të kësaj rruge, thotë njëri nga banorët në kushte anonimiteti.

Sipas tij ka dy muaj që ata kanë bërë kërkesë në KEDS për ndërrimin e kësaj shtylle mirëpo nuk kanë marr përgjigje. Të njëjtën e kanë drejtuar edhe në qendër në Prishtinë para dy jave, por ashtu si herën e parë ende nuk i’u është përgjigjur ndokush nga KEDS.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Ata kërkojnë që kjo çështje të merret më seriozisht sepse në çdo moment rrezikon të rrëzohet dhe të shkaktojë rrezik për qytetarët.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.